• Monitorim dhe trajtim

    sëmundjet kronike më të përhapura në botë

    Praćenje i lečenje

    Informacion për shëndetin

    Kardiovaskular - Respirator - Temperaturë

    Këtu gjendet një listë e përmbledhur e pyetjeve të bëra shpesh. Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni.

    Kardiovaskular

    Sëmundjet kardiovaskulare (CVD) janë një kategori sëmundjesh që përfshijnë zemrën ose enët e gjakut. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë sëmundjet e arterieve koronare (CAD) si angjina dhe infarkti i miokardit (i njohur shpesh si ataku në zemër). Disa CVD të tjera janë goditjet cerebrale, pushimi i zemrës, sëmundjet e tensionit të lartë të zemrës, sëmundjet reumatike të zemrës, kardiomiopatia, aritmia e zemrës, sëmundjet kongjenitale të zemrës, sëmundjet valvulare të zemrës, karditi, aneuorizmat e aortës, etj.
    Cilat janë simptomat e tensionit të lartë të gjakut?
    Çfarë e shkakton tensionin e lartë të gjakut?
    Çfarë është tensioni sistolik dhe diastolik i gjakut?
    Sa duhet të jetë normalisht tensioni i gjakut?
    Cilat probleme shëndetësore lidhen me tensionin e lartë të gjakut?
    Si ta kuptoj nëse kam tension të lartë të gjakut?
    Si shfaqet tensioni i lartë i gjakut?
    Çfarë i bën trupit tensioni i lartë i gjakut?
    Ç'të themi për tensionin e ulët të gjakut?
    Çfarë mund të bëni për ta ulur rrezikun?
    A është tensioni i ulët i gjakut diçka për t'u shqetësuar?
    Çfarë e shkakton në përgjithësi tensionin e ulët të gjakut?
    Sa i rëndësishëm është monitorimi i tensionit të gjakut në shtëpi? Çfarë është efekti “white-coat”?
    Monitori për krahun apo për kyçin e dorës?

    Ngopja e gjakut me oksigjen dhe pulsi

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization, WHO) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kardiologëve theksojnë se matja e rregullt e rrahjeve të zemrës rekomandohet veçanërisht për të rriturit mbi 50 vjeç si masë parandaluese me qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare ose parandalimin e përkeqësimit të sëmundjes ekzistuese. Një pulsoksimetër për përdorim në shtëpi mund të shërbejë si një instrument i përshtatshëm për matjen e rrahjeve të zemrës tek të rriturit e shëndetshëm.
    Cilat kushte ndikojnë në ngopjen e gjakut me oksigjen?
    Si të matni ngopjen e gjakut me oksigjen?
    Pse matet ngopja e gjakut me oksigjen?
    Çfarë ndodh kur ngopja e gjakut me oksigjen është e ulët?
    Si të rritet niveli i ngopjes me oksigjen në gjak?

    Temperaturë

    Temperatura është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit. Kur bakteret ose viruset futen në trup dhe bëjnë që ai të mos funksionojë mirë, trupi kalon në gjendje mbrojtjeje dhe sistemi imunitar aktivizohet. Kur ndodh kjo, një nerv qendror në tru bën që nxehtësia brenda trupit të rritet më tepër se niveli i zakonshëm. Kjo rritje e nivelit të temperaturës rrit metabolizmin dhe parandalon shtimin e agjentëve patogjenikë.
    Sa është "temperatura normale"?
    Pse duhet ta matim temperaturën e trupit?
    Sa të sakta janë matjet me termometër?
    Ku duhet ta mat temperaturën?

    Respiratore

    Fjalët "sëmundjet respiratore" i referohen një termi mjekësor që përfshin problemet patologjike, të cilat prekin organet dhe indet që bëjnë të mundur shkëmbimin e ajrit në organizma më të larta, dhe përfshin sëmundjet e aparatit të sipërm të frymëmarrjes, trakea, bronket, bronkoidet, alveola, pleura dhe kaviteti pleural, si dhe nervat e muskujt e frymëmarrjes. Sëmundjet respiratore variojnë nga ato të lehta dhe vetë-kufizuese, deri te ftohja e zakonshme, entet kërcënuese për jetën si pneumonia, embolizëm pulmonar, astma akute dhe kanceri i mushkërive.
    Çfarë ndodh gjatë frymëmarrjes?
    Çfarë është astma?
    Çfarë është bronkiti?
    Si mund të pakësohen çrregullimet respiratore?