• Si lider në teknologji

      jemi të përkushtuar të sigurojmë
      vlerësime dhe aprovime klinike.

    Kardiovaskulare

    Cardiovascular disease (CVD) is a class of diseases that involve the heart or blood vessels. Other CVDs include stroke, heart failure, hypertensive heart disease, ...

    Temperaturë

    Temperatura është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit. Kur bakteret ose viruset futen në trup dhe bëjnë që ai të mos funksionojë mirë, trupi kalon në gjendje mbrojtjeje dhe sistemi imunitar aktivizohet.

    Respiratore

    Fjalët "sëmundjet respiratore" i referohen një termi mjekësor që përfshin problemet patologjike, të cilat prekin organet dhe indet që bëjnë të mundur shkëmbimin e ajrit në organizma më të larta, dhe përfshin sëmundjet e aparatit të sipërm të frymëmarrjes, trakea, bronket, bronkoidet, alveola, pleura dhe kaviteti pleural, si dhe nervat e muskujt e frymëmarrjes.

    Teknologji unike

    Standardet më të larta të cilësisë dhe rezultate të jashtëzakonshme në verifikimet klinike

    Që prej vitit 1988, Rossmax është i përkushtuar të sjellë teknologjinë më të mirë në çdo fushë biznesi. Ofrimi i shërbimit me vlerë për çdo nevojë të caktuar të klientit është ajo çka nxit më tepër zgjidhjet e patentuara. Rossmax nuk bën kompromis në plotësimin e standardeve më të larta dhe në kontrollin e rezultateve nëpërmjet verifikimeve të veçanta klinike.

    Kardiovaskulare

    Sëmundjet kardiovaskulare (CVD) janë një kategori sëmundjesh që përfshijnë zemrën ose enët e gjakut. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë sëmundjet e arterieve koronare (CAD) si angjina dhe infarkti i miokardit (i njohur shpesh si ataku në zemër). Disa CVD të tjera janë goditjet cerebrale, pushimi i zemrës, sëmundjet e tensionit të lartë të zemrës, sëmundjet reumatike të zemrës, kardiomiopatia, aritmia e zemrës, sëmundjet kongjenitale të zemrës, sëmundjet valvulare të zemrës, karditi, aneuorizmat e aortës, etj.
    Zbulimi i hershëm i fibrilacionit atrial, tkurrjes së parakohshme, trakiardisë dhe bradikardisë.
    Mund të bëhen matje automatike dhe auskultatore
    Dallon dhe tregon nëse mansheta është vendosur si duhet në krah.
    Treguesi i dallimit të lëvizjeve
    LCD me ndriçim
    Madhësi Jumbo "XL"
    Treguesi i rrezikut për tension të lartë
    • Parandalo rrezikun e sëmundjeve kardioavskulare dhe goditjeve cerebrale duke dalluar në kohë fibrilacionet atriale, kontraktimet e parakohshme, takikardinë dhe bradikardinë.
    • Modaliteti auskultator dhe automatik - I ndryshueshëm
    • Dallon dhe tregon nëse mansheta është vendosur si duhet në krah.
    • “Detektori i lëvizjeve” e kujton përdoruesin që të qëndrojë palëvizur dhe tregon nëse ka lëvizje të trupit gjatë matjes.
    • LCD sa pozadinskim osvetljenjem
    • Madhësi Jumbo "XL"
    • Treguesi i rrezikut për tension të lartë

    Parandalo rrezikun e sëmundjeve kardioavskulare dhe goditjeve cerebrale duke dalluar në kohë fibrilacionet atriale, kontraktimet e parakohshme, takikardinë dhe bradikardinë. Çrregullimet kardiake kanë nevojë për vëmendje mjekësore, dhe prandaj është me shumë rëndësi të bëhet diagnostikimi në kohë. Teknologjia PARR dallon aritminë gjatë kontrolleve të zakonshme të tensionit të gjakut pa pasur nevojë që përdoruesi të ketë aftësi të veçanta, pa pasur nevojë për veprime nga përdoruesi dhe pa e zgjatur kohën e matjes.

    Dallimi i fibrilacionit atrial (AFib)

    Dhomat e sipërme të zemrës (atrial) rrahin në mënyrë të çrregullt (dridhen) dhe në shumicën e rasteve rrahin shpesh në vend se të rrahin në mënyrë të efektshme për ta çuar gjakun në ventrikula. Ky problem shoqërohet me rrezik më të lartë për mpiksje kardiake, goditje cerebrale, pushim zemre dhe komplikacione të tjera që lidhen me zemrën. Rreth 10 % - 20 % e pacientëve që vuajnë nga goditjet ishemike vuajnë edhe nga fibrilacioni atrial.

    Dallimi i kontraktimit para kohe (PC)

    Rrahje të tepërta jonormale të zemrës që gjenerohen në vende jonormale të zemrës, ose në atrial (PAC) ose në ventrikula (PVC) ose në nyjat e përçimit kardiak (PNC). Këto rrahje të tepërta prishin ritmin e mirë të rrahjeve të zemrës, dhe ndonjëherë shkaktojnë dridhje (p.sh. anashkalim i rrahjeve) në gjoks. Mund të ndodhë vetëm një herë ose në mënyrë të përsëritur me shpeshtësi të ndryshme. Nëse nuk ka lidhje me stresin, ato janë një shenjë e qartë e disa çrregullimeve kardiake, si dhe shenjë e rrezikut të lartë për goditje ishemike me PC.

    Dallimi i takikardisë (TACH)

    Rrahje të shpejta të zemrës prej më shumë se 100 rrahjesh në minutë (BPM) te të rriturit. Përveç nëse shkaktohet nga mundimi fizik ose stresi mendor, ato janë tregues të çrregullimeve kardiake ose ekstra-kardiake (p.sh. sëmundjet koronare të zemrës, nivel i lartë i tiroideve, temperaturë).

    Dallimi i bradikardisë (BRAD)

    Rrahje të ngadalta të zemrës prej më pak se 55 rrahje në minutë te të rriturit. Përveç nëse shkaktohet nga përshtatja e zemrës me ushtrimet stërvitore të rezistencës, bradikardia mund të lidhet me një gamë çrregullimesh kardiake dhe ekstra-kardiake (p.sh. çekuilibër i elektroliteve, medikamentet, sëmundjet koronare dhe/ose valvulare të zemrës).
    Teknologjia PARR u zhvillua në partneritet të ngushtë me Institutin e njohur Gjerman të Kërkimeve për Teknologjinë Mjekësore Klinike - Forschungsinstitut für klinische Medizintechnik (FIMT).

    Temperaturë

    Temperatura është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit. Kur bakteret ose viruset futen në trup dhe bëjnë që ai të mos funksionojë mirë, trupi kalon në gjendje mbrojtjeje dhe sistemi imunitar aktivizohet. Kur ndodh kjo, një nerv qendror në tru bën që nxehtësia brenda trupit të rritet më tepër se niveli i zakonshëm. Kjo rritje e nivelit të temperaturës rrit metabolizmin dhe parandalon shtimin e agjentëve patogjenikë.

    HA500

    Për matje të temperaturës pa kontakt - Teknologjia e avancuar e matjes së temperaturës me infrared pa kontakt siguron matje të sigurta, të sakta, të besueshme dhe higjienike për matjet, si për ballin, ashtu edhe për temperaturën e ambientit. Të dhënat e tabelës për temperaturën e ballit janë llogaritur dhe zhvilluar sipas statistikave të informacioneve klinike sistematike të lëkurës për personat me temperaturë dhe ata pa temperaturë, në kushte të ndryshme operimi. Termometri me matje një-sekondëshe pa kontakt në lëkurë është një alternativë e përshtatshme për të matur temperaturën e trupit dhe për të parandaluar kontaminimin duke bërë matjen rreth 5 cm larg ballit.

    I saktë klinikisht

    Ky termometër balli është testuar klinikisht në disa spitale të mëdha universitare sipas protokollit të standardit rregullator ASTM E1965-98:2009, duke mbuluar një numër të mjaftueshëm subjektesh febrile dhe me temperaturë trupore normale, duke arritur saktësi dhe qëndrueshmëri të kënaqshme në matje krahasuar me matjen orale të temperaturës, e cila është bërë njëkohësisht.

    Sistem i avancuar i matjes me infrared

    Termometri me matje një-sekondëshe pa kontakt në lëkurë është një alternativë e përshtatshme për të matur temperaturën e trupit dhe për të parandaluar kontaminimin duke bërë matjen rreth 5 cm larg ballit.

    Respiratore

    Fjalët "sëmundjet respiratore" i referohen një termi mjekësor që përfshin problemet patologjike, të cilat prekin organet dhe indet që bëjnë të mundur shkëmbimin e ajrit në organizma më të larta, dhe përfshin sëmundjet e aparatit të sipërm të frymëmarrjes, trakea, bronket, bronkoidet, alveola, pleura dhe kaviteti pleural, si dhe nervat e muskujt e frymëmarrjes. Sëmundjet respiratore variojnë nga ato të lehta dhe vetë-kufizuese, deri te ftohja e zakonshme, entet kërcënuese për jetën si pneumonia, embolizëm pulmonar, astma akute dhe kanceri i mushkërive.

    Teknologjia e valvulës së lëvizshme

    Valvula e veçantë e lëvizshme është në gjendje të bëjë me lehtësi ndërhyrje me nivele të ndryshme viskoziteti sipas gjendjes dhe nevojave të çdo përdoruesi. Teknologjia jonë VAT u jep mundësi përdoruesve të rregulloni nivelet e ndryshme të shpejtësisë së nebulizimit, duke variuar nga 0.08 deri në 0.50 ml/min me të njëjtën madhësi të grimcave. Shpejtësia e nebulizimit mund të ndryshohet me shumë lehtësi nga përdoruesi pa pasur nevojë për të ndërruar pjesë.

    Nebulizator kompresor
    Teknologjia e valvulës së lëvizshme

    Teknologjia e valvulës së lëvizshme

    Valvula e veçantë e lëvizshme është në gjendje të bëjë me lehtësi ndërhyrje me nivele të ndryshme viskoziteti sipas gjendjes dhe nevojave të çdo përdoruesi. Teknologjia jonë VAT u jep mundësi përdoruesve të rregulloni nivelet e ndryshme të shpejtësisë së nebulizimit, duke variuar nga 0.08 deri në 0.50 ml/min me të njëjtën madhësi të grimcave. Shpejtësia e nebulizimit mund të ndryshohet me shumë lehtësi nga përdoruesi pa pasur nevojë për të ndërruar pjesë.

    Frymëmarrja efikase

    Duke përdorur teknologjitë e reja për të përmirësuar menaxhimin dhe trajtimin e astmës, të COPD-së dhe të sëmundjeve të tjera respiratore. Me sistemet nebulizuese, pacientët kanë mundësinë të menaxhojnë dhe trajtojnë në mënyrë të efektshme problemet e tyre me frymëmarrjen kudo dhe në çdo kohë.

    Astma

    Një person është me astmë kur përpiqet vazhdimisht për të thithur ajër dhe gulçon. Njëlloj si me bronkitin kronik, bronket inflamohen dhe pengohen me flegmë ndërkohë që fijet bashkohen. Rrugët e frymëmarrjes reagojnë gjithashtu ndaj disa stimujve të caktuar me spazma muskulore, të cilët shpesh shkaktohen nga poleni ose pluhuri i shtëpisë, por edhe nga stresi dhe ndotja e mjedisit.

    Sëmundje pulmonare obstruktive kronike

    Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) është një lloj sëmundjeje e zemrës e karakterizuar nga qarkullimi i dobët afatgjatë i ajrit. Disa nga simptomat kryesore janë vështirësia në frymëmarrje dhe kollitja me gëlbazë. COPD është një sëmundje progresive, që do të thotë se me kalimin e kohës përkeqësohet. Si pasojë, aktivitetet e përditshme, si ngjitja e shkallëve, bëhen të vështira. Bronkiti kronik dhe emfisema janë shprehje që janë përdorur më parë për llojet e ndryshme të COPD.

    Teknologji të tjera Rossmax

    për ta bërë monitorimin dhe trajtimin më të lehtë

    Monitorët e tensionit të gjakut
    Dallimi i manshetës (CD)
    Treguesi i rrezikut për tension të lartë
    Detektori i rrahjeve të çrregullta të zemrës (IHB)
    Dallimi i lëvizjeve
    Sistemi i kalibrimit të lëvizshëm
    Verifikimet
    Miratuar nga ESH
    Niveli A/A i BSH
    Oksimetër pulsi
    Dallim i gjendjes së arterieve
    SpO2 i lartë/ulët dhe konfigurimi HR
    Nebulizues
    Madhësi e njëjtë e grimcave
    Punim me zhurmë të ulët
    Teknologjia e valvulës së lëvizshme
    Termometra
    Sistem i avancuar i matjes me infrared
    Përgjigje e shpejtë